Bashkimi ka arritur të shënoj fitore edhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale në kuadër të Kupës së Kosovës ndaj Borës, me rezultat 97 – 74.
Prizrenasit e fituan edhe ndeshjen e parë në kryeqytet 66 – 88 dhe kështu arrijnë kualifikimin tutje për në gjysmëfinale, shkruan Arbresh.info.
Bora e nisi më mirë ndeshjen e sotme se sa Bashkimi duke e triumfuar pjesën e parë me rezultat 46 – 48.
Mirëpo “Arpagjikt” u rikthyen furishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore në fund.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Robert Rikic me 18 pikë e gjashtë kërcime kurse lojë të mirë bëri edhe Lejson Zeqiri që shtoi 17 sosh.
Për Borën më i dalluari ishte Dion Haxhosaj me 18 pikë.
Bashkimi është skuadra e tretë që kualifikohet në gjysmëfinale pas Trepçës dhe Sigal Prishtinës./Arbresh.info
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...