Mesfushori i Interit, Nicolo Barella pretendon se kundërshtoi oferta më fitimprurëse për t’u bashkuar me një ekip me kaq shumë kampionë.
Reprezentuesi italian e la Cagliarin gjatë verës, por ai pranon se ndjenja e të ecurit në San Siro ishte pjesë e “sfidës” që ai po kërkonte.
“Jam në një ekip me kaq shumë kampionë, të gjithë duan të futen në ekip. Më vjen mirë që kam arritur të dëshmoj që jam me vlerë”, ka thënë fillimisht Barella për DAZN.

“Kam pasur ëndrra që ngadalë u shndërruan në objektiva – duke u bërë futbollist, debutimi im në Serie A me Cagliarin, duke luajtur 100 ndeshje për ta”.
“Doja të luaja në një ekip të shkëlqyeshëm dhe tani jam këtu. Sa i përket kombëtares, unë me të vërtetë nuk e mendoja aq të madhe”.
“Futbolli është një pasion për mua, sesa një punë. Sa më sfiduese të jetë, aq më i mirë do të bëhem”.
“Është një ndjenjë e shkëlqyeshme për të hyrë në San Siro, si dhe ndjenjën e pasionit nga fansat që këndojnë emrin tuaj”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...