Fitorja dramatike e Barcelonës me rezultat 6 me 1 ndaj Paris Saint Germain i ka siguruar gjigantit spanjoll një vend në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, por ka prodhuar edhe 6.1 milionë postime në Twitter, më shumë se çdo klub në Evropë këtë sezon.
Në përgjithësi, takimet ndërmjet dy skuadrave kanë prodhuar 9 milionë postime, aq sa finalja e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Postimet më të mëdha për një ndeshje të vetme gjatë 12 muajve të fundit erdhën në finalen e Kampionatit Evropian 2016 ndërmjet Portugalisë dhe Francës, që prodhoi gjithsej 14.2 milionë postime.
Sidoqoftë, ndeshja Gjermani 7-1 Brazil në Kampionatin Botëror 2014 ende mban rekordin për eventin drejtpërsëdrejti me më së shumti postime prej 35.6 milionë./arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...