Ish-mesfushori i dalë nga “La Mesia”, Xavi Simons është afër rikthimit te Barcelona.
Mediat spanjolle informojnë se mesfushori i PSG-së është një nga objektivat e Barcelonës në merkato.
Rikthimi i tij në “Camp Nou” është një opsion për të cilin drejtuesit e skuadrës blaugrane kanë nisur të punojnë seriozisht.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta mësohet se ka nisur kontaktet me përfaqësuesin e lojtarit, Mino Raiola, i cili po kërkon një destinacion të ri për klientin e tij.
18-vjeçari, i rritur në akademinë e Barcelonës, ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit dhe Raiola dëshiron ta çojë në një skuadër ku mund të ketë minuta.
Te katalanasit, e kanë të qartë se ky është momenti i duhur që ta rikthejnë në skuadër talentin e larguar nga “La Mesia” në vitin 2019.
Këtë sezon, ai ende nuk është ftuar në ekipin e parë nga Mauricio Pochettino, kuptohet, për shkak të konkurrencës së madhe në ekip.
Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka mërrë drejtimin e Barcelonës me synimin për t’iu dhënë shanse më shumë lojtarëve të akademisë, e në këtë drejtim, kthimi i Simons mund të jetë një lëvizje mjaftë interesante./Arbresh.info
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...