I riu i Barcelonës, Carles Alena ka vazhduar qëndrimin te gjiganti në La Liga duke nënshkruar një kontratë për të cilën kishte rënë dakord më parë.
Mesfushori 19-vjeçar vendosi lapsin në një marrëveshje tri vjeçare te klubi në Camp Nou, i cili i ka përfshirë në kontratë edhe opsionin për dy vite tjera nëse Alena arrin të bëhet pjesë e formacionit kryesor, transmeton portali arbresh.info.
Alena ka shënuar në ndeshjen e tij debutuese kundër Hercules në Copa del Rey sezonin e kaluar dhe ka bërë tri paraqitje si një zëvendësues në La Liga.
Si një produkt nga ‘La Masia’ pasi iu bashkua akademisë së famshme të Barcelonës në moshën shtatë vjeçare, Alena shihet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit.
Klauzola e lëshimit në kontratën e tij prek shifrën prej 75 milionë euro./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/905486302564548608
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...