Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Villarealit në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Pas 18 minutash lojë, Robert Lewandowski asistoi te Pedri që realizoi golin e vetëm të këtij takimi.
Në minutën e 45+2-të, Jose Morlaes lëshoi një mundësi të artë për gol, me goditjen e tij që shkoi afër shtyllës së majtë, shkruan telegrafi.
Barcelona vazhdoi me dominim në pjesën e dytë, por u mungoi konkretizimin i rasteve.
? HALFTIME!
0️⃣ Villarreal
1️⃣ Barça (Pedri, 18′)#VillarrealBarça pic.twitter.com/Cmrui0qkM0— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 12, 2023
Katalunasit ia dolën të ruajnë këtë epërsi minimale, duke shënuar fitoren 1-0 për tri pikë të mëdha në garën për titull.
Pas javës së 21-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 56 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë, Real Madridit, ndërsa në xhiron e 22-të do të takohen me Cadizin.
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...