Barcelona është duke u interesuar përsëri për shërbimet e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.
E ardhmja e gjermanit është ende e paqartë, por thuhet se preferon t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, Barcelona e sheh Werner si alternativë e Lautaro Martinez.

Që disa muaj klubi blaugranas është duke u munduar të arrij marrëveshje me Martinez, mirëpo ai është shumë i shtrenjtë.
Andaj, Barcelona do provojë ta transferojë Werner, klauzola e lirimit e të cilit është 52 milionë euro.
I interesuar për shërbimet e sulmuesit mbetet edhe Inter në krye me Antonio Conte-n./arbresh.info.
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL