Barcelona e ka nxjerrë në shitje sulmuesin, Antoine Griezmann për 100 milionë euro vetëm që në verë ta transferojë yllin e Inter, Lautaro Martinez.
Francezi u transferua në “Camp Nou” verën e kaluar për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, por ka dështuar të gjejë formën e duhur, andaj Barcelona nuk e do në skuadër.
Sipas Diario AS, arsyeja kryesore pse Griezmann është në merkato është Martinez, i cili mbetet i lidhur me kalimin te Barcelona, por Inter e ka bërë të qartë se do ta shesin vetëm nëse paguhet klauzolën e 111 milionë eurove.

Dhe mënyra e vetme për të arritur këtë gjë është të shesin Griezmann për se paku 100 milionë euro.
Ka spekulime se Griezmann mund të shkëmbehet me Neymarin, ndërsa thuhet se për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës janë të interesuar United, Chelsea dhe Arsenal./arbresh.info.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...