Google ADS

Barcelona në krizë të parave dhe mbrojtësve, huazimet në opsion

12:16 | 23 Nëntor 2020
A Z

Pas krizës së theksuar financiare, Barcelona tani po përballet edhe me probleme në repartin e mbrojtjes.

Gerard Pique do të mungojë deri në mars të vitit të ardhshëm, dhe kjo gjë do ta e detyronte Barçën në kushte normale të nënshkruante me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit, raporton Gazeta Express.

Pas lëndimit të Piques, tani trajneri Roland Koeman ka vetëm tre qendërmbrojtës, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo. Dy të fundit të sapo rikthyer nga lëndimet.

Katalonasit kishin tentuar që të përforconin mbrojtën edhe në afatin kalimtar të verës, duke e tentuar transferimin në skuadër Eric Garican, por që Manchester City dëshiron të mbajë atë deri në përfundim të sezonit.

Barça po përballet gjithashtu me një krizë të thellë financiare, gjë për të cilën kanë kërkuar ulje të pagave për të gjithë stafin e Barcelonës duke përfshirë edhe lojtarët, por që nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Kjo gjë e detyron klubin që të shikojë mundësitë për huazim të ndonjë mbrojtësi deri në përfundim të sezonit.