Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Interi të martën mbrëma, Barcelona luan një tjetër sfidë shumë të rëndësishme për këtë sezon ndaj Real Madridit.
Një fitore apo një barazim i Barcelonës do ta përcaktonte titullin kampion në La Liga për këtë sezon, andaj pas atij dëshprimi, “Blaugranave” mund t’iu kthehet pak “buzëqeshja”, shkruan Arbresh.info.
Një lajm i mirë për ta gjithashtu është se mbrojtësi anësor, Alejandro Balde është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme.
Pasi nuk arriti rikuperimin javën e kaluar, Balde me cdo kusht po mundohet që të jetë gati për “El Clasico”.
View this post on Instagram
Mungesa e anësorëve u vërejt edhe në ndeshje me Interin, kështu që kthesa e Baldes do të jetë e mirëseardhur për Hansi Flickun, i cili nuk pritet ta ketë gati as Kounden.
Balde është lënduar në ndeshjen me Leganesin me 12 prill në kuadër të La Ligas.
Kujtojmë se “El Clasico”, mes Barcelonës e Real Madridit, luhet të dielën me fillim nga ora 16:15./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK