Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri të La Ligës ndaj Mallorcas, pavarësisht mungesës së Robert Lewandowskit.
Sulmuesi polak pësoi një lëndim para ndeshjes së javës së kaluar në trofeun “Joan Gamper”, çka bëri që ai të mungojë në fillimin e sezonit 2025/2026.
Raportimet fillestare tregonin se Lewandowski do të humbiste përballjet ndaj Mallorcas dhe Levantes, ndërsa për ndeshjen e javës së tretë ndaj Rayo Vallecanos, pjesëmarrja e tij ishte në dyshim.
Megjithatë, katalanasit kanë marrë lajme pozitive në lidhje me gjendjen e tij fizike.
Sipas Diario AS, është pothuajse e sigurt që Leëandoëski do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Levantes fundjavën e ardhshme.
Rikuperimi i tij po ecën më mirë sesa kishin parashikuar fillimisht stafi mjekësor, dhe nëse nuk ndodh ndonjë komplikim, sulmuesi polak do të jetë në dispozicion për udhëtimin drejt Valencias.
Plani aktual është që Lewandowski t’i rikthehet stërvitjes me grupin në fillim të javës së ardhshme, ndërsa të premten pritet të marrë edhe dritën jeshile nga stafi mjekësor i klubit.
Kjo do të thotë se ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Hansi Flick për sfidën e së shtunës ndaj Levantes./Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari