E ardhmja e Dembeles është ende e paqartë. Sulmuesi francez po hyn në muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe rinovimi nuk po ndodh.
Dembele nuk po pajtohet me kushtet që ia ka ofruar klubi katalonas dhe kërkon të paguhet më shumë, përkundër vështirësive financiare të blaugranëve.
Ndërkohë, bëhet e ditur nga mediat spanjolle se Barcelona ka vendosur që ta presë deri nesër Dembelen.
Nëse nuk ka përgjigjje nga ai, klubi do t’i konsiderojë të përfunduara bisedimet dhe lojtari mund të largohet ose në janar me pak para, ose falas në verë.
Barça have decided that tomorrow is the last day of the Dembélé soap opera. If there is no response from the player’s agent by tomorrow at 11:59 p.m, the club will officially consider negotiations broken and finished. [@tjuanmarti]
— barcacentre (@barcacentre) January 18, 2022
Largimi falas i Dembeles do të ishte i dëmshëm për Barcelonën, marrë parasysh faktin se ata paguan rret 125 milionë euro për shërbimet e tij.
Aventura e francezit te Barcelona u përshkrua me shumë lëndimi dhe lojtari nuk arriti asnjëherë të tregonte gjithë potencialin që posedonte./express
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...