Në fillim të vitit të ardhshëm, stadiumi i Barcelonës pritet të hapë një pjesë të re për tifozët, që deri më tani ka qenë e mbyllur për publikun.
Bëhet fjalë për anën veriore të stadiumit, e cila, nëse merret miratimi përfundimtar nga autoritetet e qytetit, do të jetë e lejuar për tifozët në ndeshjet zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Së bashku me këtë hapje, sipas Diario.as, Barcelona planifikon të krijojë edhe një zonë të re animacioni, një hapësirë e dedikuar për tifozët që duan të këndojnë, të krijojnë atmosferë dhe të mbështesin ekipin gjatë gjithë ndeshjes.
Kjo zonë do të quhet “Gol 1957”, në nder të vitit kur u inaugurua stadiumi historik i klubit.
Zona e re do të jetë e orientuar kryesisht drejt të rinjve, me çmime më të ulëta për t’i bërë biletat më të përballueshme.
Për t’u bërë pjesë e saj, tifozët duhet të jenë anëtarë të klubit, të jenë të moshës 18 deri në 25 vjeç, ndërsa përparësi do të kenë edhe tifozët që prej vitesh presin për të marrë një abonim sezonal.
Përveç kësaj, kërkohet që tifozët të jenë në rregull me pagesat, të mos kenë pasur probleme disiplinore apo incidente dhune, si dhe të kalojnë një kontroll sigurie para se të pranohen.
Një tjetër kusht i rëndësishëm është angazhimi për të qenë prezentë në të paktën 80 për qind të ndeshjeve të sezonit, për të garantuar një atmosferë të vazhdueshme në stadium.
Një pikë shumë e rëndësishme e këtij projekti është se zona e animacionit do të kontrollohet plotësisht nga vetë klubi. Nuk do të lejohen grupe të jashtme apo organizime që veprojnë të pavarura nga Barcelona. Klubi do të jetë ai që do ta krijojë, menaxhojë dhe rregullojë funksionimin e kësaj hapësire.
Sipas drejtuesve të klubit, synimi është të krijohet një ambient modern, spontan, gjithëpërfshirës dhe pozitiv, ku mbështetja për ekipin të jetë e zjarrtë, por pa këngë apo sjellje që nxisin dhunë apo urrejtje.
Ky projekt shihet si një hap i madh për të rikthyer atmosferën e fortë dhe unike në stadiumin e Barcelonës, duke i dhënë një rol kyç tifozëve të rinj në mbështetjen e ekipit.
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...