Barcelona i vendos çmim Depayt

14:25 | 19 Nëntor 2022
K.B

Barcelona si duket ka hequr dorë nga shërbimet e futbollistit Memphis Depay.

Sulmuesi holandez, nuk po gjen vend në formacionit e Xavit, dhe ishte i lidhur me një largim edhe gjatë verës, por që në fund mbeti në Camp Nou.

Barcelona thuhet se nuk po planifikon të rinovojë kontratën me të, por klubi dëshiron që të fitojë sadopak nga shitja e tij.

Sipas “AS”, ofertat për afro 5 milionë eurove do të konsideroheshin seriozisht nga katalunasit.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, Chelsea mund të jetë një opsion për 28-vjeçarin.

Ndërkohë, edhe ish-klubi i Depayt, Manchester United, besohet se po i vëzhgon me vëmendje zhvillimet.

Shpërndaje në rrjete sociale