Lionel Messi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re te Barcelona, por sipas ‘ESPN’, klubi beson që është vetëm çështje kohe para se kapiteni i Argjentinës ta bëjë këtë.
Marrëveshja aktuale e superyllit në botën e futbollit skadon verën e ardhshme dhe klubi është duke u shqetësuar vazhdimisht rreth faktit që ai ende nuk ka nënshkruar rinovimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.

30-vjeçari pranoi një marrëveshje në parim me klubin në muajin qershor, por diçka e tillë nuk është bërë ende zyrtare. Drejtori i Barcelonës, Oscar Grau insistoi që gjithçka është në rregull dhe është vetëm çështje koha para se marrëveshja të finalizohet.
“Ideja me Lionel Messin, i cili ka qenë këtu që kur ishte i vogël, është për të qëndruar gjithë jetën sepse ai është një ikonë. Pas ditëve me lojë ne dëshirojmë që ai të vazhdoj lidhjen me klubin”, deklaroi ai të shtunën.
Detaje të kontratës nuk janë zbuluar ende.
Messi u transferua në Spanjë që t’i bashkohet gjigantit katalunas në moshën 13-vjeçare para debutimit të tij vetëm katër vite më vonë.
Ai është golashënuesi më i mirë i klubit me 522 gola nën emrin e tij dhe 30 trofe gjatë kësaj kohe./arbresh.info/
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...