Disfata 0-3 kundër Bayernit në Champions krijoi zhgënjim të madh në mesin e tifozëve të Barçës. Por më keq se rezultati ishte imazhi i ofruar nga një ekip i frikësuar, që nuk gjuajti qoftë një herë në portën e Manuel Neuerit.
Kanë kaluar gjashtë ditë, kohë e mjaftueshme për “entuziastët”, që të pranojnë realitetin e hidhur, që Ronald Koeman dhe Gerard Piqué e “përqafuan” pas asaj humbjeje: “kjo është ajo që ekziston”.
Është një moment i vështirë dhe i tensionuar, sepse problemet financiare të klubit kushtëzojnë gjithçka. Dhe në atë kontekst, Barcelona duhet të reagojë ndaj Granadas, sot, në “Camp Nou”, në orën 21:00. Duhet të fitojë dhe të bindë me lojën e saj për të qetësuar atmosferën. Është detyrim, nuk ka opsion tjetër.
Do të jetë rikthimi i Barçës në kampionat, 22 ditë pas triumfit kundër Getafes (2-1). Na atë ndeshje, Griezmann dhe Emerson ishin pjesë e “blaugranava”, lojtarë tashmë të larguar, por do të mungojë edhe Braithwaite, i operuar në gju. Në dispozicion të Koemanit nuk janë Ansu Fati, Dembele dhe Aguero, madje as Pedri dhe Jordi Alba, që kanë shfaqur problem fizike. I sapombërrituri Luuk de Jong dhe Coutinho janë të gatshëm për të dhënë kontribut që nga minuta e parë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...