Gerard Pique sot do të luaj ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelonës.
Mbrojtësi spanjoll para disa ditëve ka njoftuar se ndeshja kundër Almerias do të jetë e fundit me skuadrën katalanase.
E për këtë klubi i Barcelonës ka ftuar tifozët e tyre të jenë sonte në Camp Nou, për ti dhënë lamtumirën Gerard Piques.
”Ejani në Spotify Camp Nou në një fanellë dhe i thuaj lamtumirën një legjende të klubit si Gerard Pique”, ka shkruar klubi në Twitter.
Barcelona do ti bëj një ”surpriz”, mbrojtësit spanjoll para ndeshjes me Almerian.
”Minuta para ndeshjes, një banderolë e madhe ku lexohet ‘Sempr3’ (For3ver), duke luajtur me numrin ikonik të këmishës së tij, do të zbulohet në fushën e Spotify Camp Nou.
Ekipi i Barçës do të mbajë të gjithë emrin e Pique në shpinë kur të dalë nga tuneli.
Dhe tabela e videove do të shfaqë një video të veçantë në përkujtim të një lojtari që tifozët me siguri do të duan të japin dërgimin më të mirë të mundshëm.”, thuhet në komunikatë.
Pique është pjesë e Barcelonës që nga viti 2008 dhe për 14 vite ka bërë 615 paraqitje zyrtare dheka fituar 30 tituj të mëdhenj.
? #Sempr3 Barça
❤ #Sempr3 PiquéCome to Spotify Camp Nou in a @3GerardPique shirt and say farewell to a club legend
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 5, 2022
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”