Nabil Fekir ka qenë një nga lojtarët më të mirë në LaLiga këtë sezon. Playmakeri i Real Betis ka luajtur me një standard aq të lartë sa ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, megjithëse pritet që francei të qëndrojë.
Sipas “Marca”, Betis e vlerëson Fekirin në 100 milionë euro. Por, Barcelona nuk është e vetmja palë e interesuar. Në këtë garë janë përfshirë edhe Valencia, Tottenham Hotspur, Juventus dhe Milan.
Ai ka regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime deri më tani këtë sezon, duke kontribuar drejtpërdrejt në dhjetë gola në 13 ndeshjet e tij të fundit. Ai ka qenë çelësi i Betisit, pasi ata po shijojnë një sezon fenomenal.
Skuadra andaluziane aktualisht është e tretë në LaLiga dhe është ende në garë si në Copa del Rey, ashtu edhe në Europa League./Arbresh.info
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...