Barcelona është e detyruar ta paguajë Messin 190 mijë në javë deri në vitin 2025 – edhe nëse largohet nga klubi

14:07 | 13 Janar 2021

Ne qartazi kemi parë Lionel Messin në krye të elementit gjatë dy ndeshjeve të fundit të Barcelonës në La Liga.

Paraqitja e parë e argjentinasit në vitin e ri më 6 janar u karakterizua me dy gola të tij, në fitoren 3-2 kundër Athletic Bilbaos.

Të shtunën e kaluar, 33-vjeçari e përcolli këtë me dy gola të tjerë në fitoren 4-0 kundër Granadas, për ta kaluar Barcelonën në vendin e tretë në tabelë.

Messi tash ka shënuar 11 gola në La Liga gjatë sezonit 2020/21, që është më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat. Aspak keq për dikë që u tha se po kalon nëpër një sezon të dobët, ëh?

Natyrisht, rikthimi i Messit në formë është muzikë për veshët dhe film artistik për sytë e fansave të Barcelonës, me argjentinasin që po lidhet si asnjëherë më parë me një largim pasi t’i skadojë kontrata në verë.

Largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për blaugranët dhe qartazi jo vetëm në aspektin futbollistik.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Messi do të ketë impakt të madh në financat e klubit edhe nëse largohet nga Katalunia në verë.

Si është e mundur kjo? Epo, kur ikona globale nënshkroi kontratën e re në vitin 2017, Barça ngriti pagën e tij për 120 milionë euro dhe u pajtua ta paguajë atë plus 78 milionë euro bonus, të cilat do të ndaheshin me dy këste nga 39 milionë.

Kësti i parë u pagua vetëm në korrik, teksa i dyti ishte paraparë të fillojë të ndahej në fund të sezonit 2020/21, teksa do të dhurohet në tetë pjesë përgjatë katër viteve.

Kjo nënkupton se, edhe nëse ai largohet nga klubi, Barça do të duhet ta paguajë lojtarin më të mirë në histori nga 190 mijë euro për çdo javë deri në vitin 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara