Greenwood po kalon në formë të mirë në Spanjë, duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar katër asistime në 15 ndeshje.
Forma e tij e mirë supozohet se ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Sipas TalkSport të dy gjigantët e La Ligës janë të interesuar dhe Man Utd nuk ka plane ta rikthejë atë në Old Trafford.
Klubi fillimisht kishte idenë për ta rikthyer në ekip, por më pas vendosi kundër tij pas reagimit të tifozëve.
Marrëveshja e Greenwood me United zgjat deri në verën e vitit 2025 dhe kjo do të thotë se ata mund ta shesin atë në fund të këtij sezoni.
Gazetari spanjoll Adrian Sanchez raporton se Barcelona është shumë e interesuar për sulmuesin pasi vlerëson aftësinë e tij për driblim dhe golashënues. /Arbresh.info/
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës