Barcelona tashmë është e bindur se Philippe Coutinho nuk po përshtatet në filozofinë e sistemit të tyre të lojës.
Skuadra katalunase e kishte transferuar brazilianin nga Liverpooli për shumën e 140 milionë eurove, mirëpo asnjëherë nuk arriti të shpaguante vetën.
Blaugranasit e dërguan në huazim te Bayern Munichu, aty ku filloi të këndellej, por në rikthimin e tij në këtë edicion, nuk po tregon shumë.
Sipas asaj që raporton ARA, Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Coutinhon, e që duhet të jenë rreth 100 milionë euro.
Arsenali dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuara, mirëpo nuk përjashtohet as Interi.
Coutinho po ashtu mund të rikthehet te Liverpooli, mirëpo e gjitha do varet nga dëshira e Jurgen Kloppit për ta rikthyer atë. /Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00