Barcelona raportohet se janë duke konsideruar mundësinë për ta liruar sulmuesin Ansu Fati gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi është i hapur ndaj ofertave kjo për arsye se duan t’i përshtaten rregullit 1:1 të La Ligas për transferime dhe për faktin që Fati ka pasur vetëm 28 minuta në fushë këtë sezon.
Pritshmëritë për Fatin kanë qenë mjaft të larta, me klubin dhe trajnerin Hansi Flick që e kishin konsideruar këtë sezon si shumë të rëndësishëm për spanjollin që ta dëshmojë vlerën e tij.
Gjatë afatit kalimtar veror, Barcelona vendosi që ta mbajë Ansun në ekip pasi nuk pati ndonjë ofertë serioze dhe ata nuk arritën që të gjejnë një zëvendësues të tij potencial.
Ky vendim njëherazi tregoi për shpresat e mëdha që drejtuesit e klubit kishin për zhvillimin e tij të mëtejshëm nën urdhrat e teknikut gjerman.
Sidoqoftë kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë blaugranasit janë të hapur për largimin e tij gjatë janarit në rast se arrin ndonjë ofertë konkrete./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...