Klubi katalunas, Barcelona, vazhdon të ketë interesim të madh për lojtarin e Manchester Ciyt, Raheem Sterling.
Barcelona ka kërkuar nga klubi anglez të marrë lojtarin në formë huazimi nga muaji janar, me opsion për të blerë atë.
Sipas “Marca”, katalunasit kanë shprehur interesim edhe për lojtarin e RB Leipzigut, Dani Olmi.
Ndërsa sipas “MundoDeportivo”, Barcelona mund të jetë në lëvizje edhe për anësorin tjetër të Manchester Cityt, Ferran Torres.
Katalunasit edhe pse kanë pasur probleme financiare gjatë këtij viti, duken se janë të gatshëm të shpenzojnë para në afatin kalimtar dimëror, për të forcuar skuadrën e tyre. /arbresh.info/
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...