Barcelona ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Al Hilal për Joao Cancelo, në formë huazimi.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, propozimi fillestar parashikon huazim me mbulim të një pjese të vogël të pagës, ndërsa negociatat janë në vazhdim për të arritur marrëveshje përfundimtare, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Interi ka pasur marrëveshje verbale me Al Hilal që prej javës së kaluar për Cancelon, me përfshirjen e De Vrij ose Acerbi në marrëveshje, por lojtari ka pritur Barcelonën dhe prioriteti i tij mbetet rikthimi në “Camp Nou”.
Cancelo ka luajtur në sezonin 2023/24 tek Barcelona ku zhvilloi 42 paraqitje dhe shënoi katër gola e dhuroi pesë asistime./Arbresh.info
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...