Klubi katalunas, Barcelona ka rinovuar kontratën e njërin prej talenteve më të mëdhenj në ekip, mbrojtësit anësor 17-vjeçar, Hector Fort.
Hector Fort ka zgjatur kontratën me klubin e tij të fëmijërisë, Barcelona, pasi mbërriti në vitin 2013 nga PB Anguera.
Pasi kaloi shpejt nëpër kategoritë e moshave në klubin katalunas, në sezonin 2023/24 ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë më 13 dhjetor në një ndeshje të Champions League kundër Royal Antwerp në Belgjikë.
Që atëherë, ai ka luajtur nëntë ndeshje të tjera, shtatë në ligë dhe dy në Copa del Rey, ndërsa tani ka ardhur rinovimi i kontratës.
“FC Barcelona dhe lojtari Hector Fort kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2026”.
Ndryshe, mbrojtësi i Blaugranëve ka nënshkruar kontratë të re këtë të martë i shoqëruar nga presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta; nënkryetari i parë, Rafa Yuste; drejtori përgjegjës për futbollin e të rinjve, Joan Soler; dhe drejtori sportiv i klubit, Anderson Luís de Souza, Deco.
? ??́???? ???? ❤️
✍️ 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣
? #MadeInLaMasia pic.twitter.com/WUljCwSPs3— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 28, 2024
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale
Zelensky: Ukraina do të përshpejtojë zhvarrosjen e viktimave...
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën