Barcelona do nis edicionin 2021/22 në La Liga kundër Real Sociedadit, sfidë e parë që nga humbja e Lionel Messit në kampionat.
Një ndër arsyet që shkaktoi që Messi të largohet ishin lojtarët e shumtë që refuzuan largimin ose zbritjen e pagës.
Rregullat financiare vendosin shumë, andaj presidenti Joan Laporta nuk rrezikoi ta mbajë argjentinasin.
Sipas Tuttomercatoweb, Barcelona i ka ofruar Lazios shansin për të transferuar mesfushorin Philippe Coutinho në formë huazimi dhe do kontribuojë edhe duke i paguar gjysmën e pagës.
Marrëveshja shihet si e vështirë, por jo edhe e pamundur, ngase braziliani nuk është në planet e Ronald Koeman.
Gjithashtu, Coutinho as nuk ishte i ftuar për takimin ndaj Sociedadit./Lajmi.net/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...