Barcelona ka bërë një ofertë prej rreth katër milionë euro plus shtesa për talentin suedez Lucas Bergvall, raporton Matteo Moretto i Relevo .
Bergvall është një mesfushor qendror 17-vjeçar që luan për skuadrën suedeze Djurgarden. Ai është kryesisht një playmaker që preferon të ketë një rol të lirë në fushë.
Atributet e spikatura të Bergvall janë si:
– aftësia fizike;
– prekja e parë;
– aftësi teknike dhe lëvizja me top;
– lëvizjet pa top;
– vizioni;
– rezistencë ndaj presionit.
Nëse transferohet, Bergvall ka shumë të ngjarë t’i bashkohet Barca Atletic me një potencial për të fituar promovim në skuadrën e parë. /Telegrafi/
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...