Lojtari i Eldenses, Chiekh Saad ka thënë se katër nga shokët e tij ishin të përfshirë në fiksimin e ndeshjes gjatë humbjes 12-0 të shtunën ndaj Barcelona B.
Sulmuesi shpjegoi se ai ishte në prag të një ‘lufte’ me katër lojtarë të cilin ai nuk ua thotë emrat, dhe kjo vjen si pasojë e tërheqjes së klubit nga futbolli për pjesën e mbetur të sezonit.
“Ka katër lojtarë të përfshirë në fiksimin e ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Saad për RAC 1.
“Unë nuk bëj kujdes se çfarë ndodh, por unë mund të jap emrat e këtyre lojtarëve. Në dhomën e zhveshjes isha në prag të rrahjes me këta lojtarë”, përcjell Telegrafi.
“Gjysmë ore para ndeshjes isha titullar, por pastaj ata më larguan nga përzgjedhja. Ata i thanë një bashkëlojtari se është caktuar dhe nëse ai donte të luajë ai nuk duhet të shënojë gola. Ata nuk më pyeten mua. Trajneri dinte diçka, unë jam i sigurt, dhe lojtarët gjithashtu”.
Futbollisti i skuadrës humbëse ka folur gjithashtu edhe për mundësinë e një marrëveshje me ekipin kundërshtar, por ka theksuar se nuk e di një gjë të tillë.
“Ishin të përfshirë kundërshtarët? Nuk e di, ata e bënë atë që kishin për të bërë. Shënuan gola”, përfundoi sulmuesi i Eldenses.

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...
Egjipti zyrtarisht bllokon Roblox-in, duke përmendur rreziqe...
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
Mblidhet Bordi i ZRRE-së