Barcelona ka siguruar një fitore bindëse mbrëmjen e sotme (e shtunë) ndaj Gironas.
Gjiganti katalunas ka regjistruar tri pikë të plota pas fitores bindëse 6 me 1 në Camp Nou në ndeshjen në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga kundër Gironas, shkruan portali arbresh.info.

Lionel Messi me dy gola dhe një asistim, Luis Suarez me hat-trick dhe dy asistime – janë vlerësuar të dy me notën më të lartë të mundshme (10) për paraqitjen e tyre spekakolare para 85 mijë tifozëve të pranishëm.
Philippe Coutinho, i cili realizoi golin e parë dhe krijoi një asistim, është vlerësuar me notën 9.3, ndërsa Ousmane Dembele është vlerësuar me notën 8.2.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i Gironas, Aday Benitez./arbresh.info/

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...