Sonte zhvillohet “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit dhe të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Klubet do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.
Janë bërë disa ndryshime në skuadrën që nisi kundër Real Valladolid në La Liga në fundjavë.
Dani Carvajal dhe Eduardo Camavinga u futën si mbrojtës i djathtë dhe i majtë, respektivisht. Ndërkohë, Eder Militao dhe David Alaba vazhdojnë si dy qendërmbrojtës, pavarësisht rikthimit të Antonio Rudiger nga lëndimi.
Luka Modric vjen në skuadër në vend të Aurelien Tchouameni. Federico Valverde dhe Toni Kroos zënë vendin e dytë dhe të tretë të mesfushës.
Rodrygo rreshtohet në krahun e djathtë ndërsa Vinicius Jr do të startojë në të majtë dhe shpreson të arrijë më të mirën nga Ronald Araujo këtë herë.
Kapiteni Karim Benzema fillon si numri 9 dhe do të kërkojë të përsërisë heroizmat e tij nga fundjava kur shënoi një hat-trick kundër Valladolidit.
?✅ ¡Nuestro ?? inicial para #ElClásico!
? @FCBarcelona_es@UnicajaBanco | #CopaDelRey pic.twitter.com/lRri7ZJNqH— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 5, 2023
Edhe Xavi ka bërë disa ndryshime që nga ndeshja e fundit.
Në mbrojtje Barcelona ka bërë vetëm një ndrysh me Balden që zë venin e Jordi Albas, derisa vendin e mbajn Araujo, Alonso e Kunde.
Sergio Busquets dhe Kessie rikthehen në mesfushë bashkë me Sergio Roberton, kurse në sulm e mban vendin vetëm Lewandowski, atij i bashkangjitën Raphina e Gavi.
? ¡Nuestro XI para #ElClásico!
? ¡Vamoooossss! pic.twitter.com/uhPTMyScSO
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 5, 2023
Ndeshja e parë përfundoi me avantazh për Barcelonën, me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja nis në orën 21:00./Arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...