Takimi i sotëm (e shtunë) ndërmjet Huescas dhe Barcelonës ka përfunduar pa gola.
Dy skuadrat spanjolle janë ndarë baras me rezultat 0 me 0 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e fundit në tabelën e kampionatit kryesor të Spanjës ka rrëmbyer një pikë ndaj skuadrës së dytë të gjigantit katalunas që ka pushuar një numër të madh yjesh para ndeshjes kthyese në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
Boateng, Dembele dhe Malcom ishin në linjën frontale ndërkohë që Valverde i dhuroi debutimin mesfushorit 19-vjeçar Ricard Puig. Por, edhe pse dominuan në posedim të topit, tentime për gola dhe gjuaje në portë, mysafirët nuk arritën të marrin më shumë se barazim.
Takimi përfundoi pa gola dhe Barcelona vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 73 pikë, 11 më shumë se rivali më i afërt – Atletico, ndërsa Huecas është në fund të tabelës me vetëm 24 pikë./arbresh.info/
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit