Lideri i La Ligas ka vazhduar si i pamposhtur këtë sezon në kampionatin spanjoll edhe në ndeshjen pasditen e së shtunës.
Superylli Luis Suarez ka gjetur formën duke shënuar dy herë në fitoren 0 me 3 të Barcelonës ndaj Leganes në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë nga Suarez në stadiumin Municipal de Butarque erdhi në minutën 28′ të ndeshjes. Reprezentuesi uruguaian shënoi me lehtësi nga afërsia.

Goli i dytë nga 30-vjeçari ishte i mrekullueshëm. Pas disa përpjekjeve të vazhdueshme nga “Blaugranët”, Suarez me një goditje të fuqishme arriti të mposhtë sërish portierin Ivan Cuellar (60′).
Gjiganti katalunas shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim përmes Paulinhos.
Barcelona tani ka 34 pikë në krye të tabelës, shtatë më shumë se Valencia në pozitën e dytë, ndërsa Leganes qëndron në pozitën e nëntë me 17 pikë./arbresh.info/
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...