Gjiganti katalunas do ta kërkojë sonte fitoren ndaj Espanyolit në derbi lokal për t’iu afruar përkohësisht në një pikë Reali
Barcelona do ta kërkojë sonte fitoren ndaj Espanyolit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të kampionit, shkruan Gazeta Express.
Gjiganti katalunas nuk ka vend për gabime më pasi ka mbetur katër pikë prapa liderit, Real Madrid.
Barça duhet t’i fitojë katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të “Los Blancos”, në tentim për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Me një fitore eventuale ndaj ekipit të fundit në tabelë, Leo Messi me shokë do t’i afroheshin përkohësisht Realit në vetëm një pikë.
E një gabim eventual do ta largonte përfundimisht Barçën nga gara për titull.
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit do të fillojë në orën 22:00.
Sonte luhen edhe ndeshjet tjera të La Ligas: Getafe – Villarreal e Real Betis – Osasuna.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës