Skuadra e Barcelonës po insiston për transferimin e brazilianit Willian nga Chelsea.
Mediumet spanjolle, të dielën, kanë njoftuar se Barcelona ka rritur ofertën në 72 milionë euro për shërbimet e Willianit, pasi oferta e parë prej 65 milionë eurosh është refuzuar nga londinezët.
Willian 29-vjeçar, pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere dhe pëlqehet shumë te Barcelona që është në kërkim të një mesfushori kreativ.
Në edicionin e fundit, Willian ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 12 herë në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2020.
Në Evropë, Willian ka bërë karrierë edhe tek Anzhi e te Shakhtari.
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...