Lideri në La Liga ka fituar në përmballjen ndaj klubit në fund të tabelës mbrëmjen e së shtunës në Camp Nou.
Barcelona ka regjistruar fitore edhe në ndeshjen e xhiros së nëntë duke mposhtur me rezultat 2 me 0 Malagan në Camp Nou për të vazhduar e pamposhtur këtë sezon në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas shënoi për 1 me 0 në minutën e 2′ të ndeshjes përmes Gerard Deulofeut. Edhe pse asistimi nga Lucas Digne erdhi pasi topi kaloi vijën fundore, gjyqtari mendoi ndryshe dhe goli u pranua.
“Blaugranët” dyfishuan epërsinë pas golit nga Andres Iniesta (56′), i cili gjeti portën në La Liga pas dy viteve qysh pas golit që kishte shënuar në fitoren 4 me 0 të Barcelonës kundër Real Madridit në nëntor të vitit 2015.
Mjeshtri i mesfushës dhe kapiteni i skuadrës shënoi gol të bukur pas asistimit nga superylli Lionel Messi.
Barcelona tani ka 25 pikë në krye të tabelës, ndërsa Malaga vazhdon në pozitën e 20-të me vetëm një pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/ch399
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...