Barcelona ka bërë një kontakt me reprezentuesit e Miralem Pjanic rreth një marrëveshje të mundshme për transferim në Camp Nou.
Gjigantit katalunas i janë prishur planet e tyre për këtë verë nga vendimi i superyllit Antoine Griezmann për të vazhduar qëndrimin te Atletico Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, kampioni spanjoll është dashur të përdorë planin B dhe ka kthyer fokusin e tyre në bindjen e 28-vjeçarit boshnjak për kalim te Juventusi.
Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Barcelona kontaktoi Pjanicin para përfundimit të sezonit dhe tani duhet të shikojnë nëse mund të përballen me vlerën e lojtarit të përcaktuar nga klubi në Serie A.
Prezantimi i Eric Abidalit si drejtor sportiv në klub nuk e ka zbutur interesimin e klubit në mesfushorin, i cili ka bërë 44 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve te Zonja e Vjetër sezonin e kaluar./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...