Barcelona është kualifikuar me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 Manchester United në takimin kthyes të zhvilluar në Camp Nou këtë mbrëmje (e martë) pas fitores minimale 1 me 0 në Old Trafford javën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” e nisën mirë duke goditur shtyllën qysh në minutën e parë si dhe duke iu shmangur penaltisë së akorduar nga gjyqtari në minutën e 12′ pas shqyrtimit të rastit me anë të teknologjisë VAR.
Mirëpo, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri nuk arriti t’i evitojë edhe magjisë së Lionel Messi që prodhoi disa momente të paharrueshme para tifozëve në minutat në vazhdim.
Superylli realizoi supergol jashtë zonës së rreptësisë duke dërguar në avantazh për 1 me 0 qysh në minutën e 16′ skuadrën e tij para se të gjente sërish portën katër minuta më vonë me një goditje të fuqishme që i rrëshqiti portierit David de Gea.
Goli i tretë ishte gjithashtu i bukur dhe autor i tij ishte mesfushori i shumë kritikuar Philippe Coutinho.
Barcelona kështu vazhdoi tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 4 me 0 ndaj Manchester United./arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës