Sipas raporteve, Barcelona është duke vëzhguar Nacho Monarealin e Arsenalit dhe Alberto Morenan e Liverpoolit.
Gjiganti katalunas ka mbetur në mungesë të opsioneve në krahun e majtë të mbrojtjes pas shitjes së Lucas Dignes në Everton, transmeton portali arbresh.info.
Jordi Alba është mbrojtësi i vetëm kryesor në krahun e majtë në Camp Nou dhe trajneri Ernesto Valverde dëshiron të ketë një tjetër opsion për të mbuluar reprezentuesin spanjoll.
‘Mundo Deportivo’ thekson se kampioni në La Liga ka kthyer vëmendjen te spanjollët me shpresën për të siguruar rikthimin e ndonjërit prej tyre në shtëpi.
Monreal u transferua në Emirates nga Malaga pesë vite më parë dhe ishte kërkuar verën e kaluar për transferim nga Real Sociedadi.
Por, 32-vjeçari ka siguruar pozitën e tij startuese nën udhëheqjen e trajneri të ri Unai Emery.
Nga ana tjetër, Moreno nuk ka arritur që të marr urdhra në Anfield dhe qëndron si një opsion i përzgjedhjes së parë Andrew Robertsonit.
Spanjolli iu bashkua Klopit nga Sevilla pesë vite më parë për 12 milionë funta./arbresh.info/
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...