Barcelona raportohet se nuk do t’i lejoj Malcomit të largohet për një çmim të lirë këtë verë dhe do të shqyrtoj shitjen e reprezentuesit brazilian vetëm nëse pranojnë një ofertë prej 60 milionë euro.
22-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Bordeauxi verën e kaluar pas një sezoni mjaftë impresiv në Francë, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari nga Amerika e Jugut kishte probleme për tu vendosur në Camp Nou gjatë sezonit 2018/19 duke arritur të shënojë vetëm katër gola dhe të krijojë vetëm dy asistime brenda 24 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve.
Evertoni dhe Tottenham Hotspuri janë përfolur të dy për transferimin e sulmuesit këtë verë. Megjithatë, bazuar në një raport nga Marca, Barcelona do të mendoj shitjen e tij vetëm nëse pranon një ofertë prej të paktën 60 milionë euro për anësorin.
Arritja e Antoine Griezmann në Camp Nou e ka vendosur edhe më poshtë në marrjen e ardhurave Malcomin ndërkohë që Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho janë duke u përfolur për largim nga kampioni i Spanjës./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1