Barcelona frikësohet që fuqi më e madhe financiare e Manchester United do të bëjë që “Djajtë e Kuq” të rrëmbejnë transferimin e anësorit të Chelseas, Willian.
Barcelona ka shtruar ofertën e tretë rreth 55 milionë funta për 29-vjeçarin të premten dhe ata besojnë se janë afër limitit të tyre në shumën që ata mund të paguajnë për të nënshkruar me Willianin, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Brazilit është i admiruar nga Jose Mourinho dhe trajneri portugez nuk e ka fshehur dëshiron e tij për të transferuar atë në Manchester United.
Chelsea shpreson të ngjallë një luftë ofertash për Willianin duke bërë Manchester United të rivalizoj Barcelonën për nënshkrimin e tij.
Willian besohet se dëshiron të transferohet në Camp Nou, por ‘Daily Mail’ raporton që Barcelona i frikësohet United se mund të arrijë një marrëveshje.
Ndërkohë, gjiganti në La Liga nuk ka marrë ende ndonjë përgjigjeje nga Chelsea pas ofertës së tretë./arbresh.info/
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...