Skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së rëndësishme në Champions League, kundër kampionëve bullgar, Ludogorets.
Ata përfunduan përgatitjet në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad, aty ku nesër do të zhvillohet ndehsha, raporton Arbresh.info.
Futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të zbritur nesër mbrëma në këtë fushë dhe për ta dhënë më të mirën e mundshme nga vetja, në kërkim të kalimit në rrethin e dytë kualifikues në UEFA Champions League.
Të martë, Ilir Daja mbajti konferencë për media, ku ka thënë se pavarësisht rezultatit, Ballkani nuk do të mbrohet.
“E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet. Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, ka thënë Daja në konferencën për media të martën.
Kujtojmë që Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës 2:0./Arbresh.info/
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...