Ebrima Gaye është përforcimi i radhës tek Ballkani.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në rolin e sulmuesit dhe përvojën e fundit e ka tek BST Galaxy.
“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë.”
“Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...