Ballkani për herë të parë në finale të Kupës së Kosovës, ja çfarë thotë presidenti i “Xhebrailave”

19:14 | 17 Qershor 2020

Ballkani sot (e mërkurë) ka barazuar me Feronikelin dhe ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Drenas përfundoi me rezultat 1 – 1, kurse fal golit si mysafirë skuadra e Ismet Munishit preku finalen, shkruan portali arbresh.info.

Presidenti i “Xhebrailave”, Arsim Kabashi, përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë tifozët e skuadrës së Ballkanit.

“Urime Suharekaaaa imee e dashur”, ka shkruar Kabashi.

Për herë të parë në histori te klubit ?Jemiiiii ne Finaleeeeeeee te Digitalb Kupes se Kosoves 1-1

Publiée par FC Ballkani sur Mercredi 17 juin 2020

Ballkani në finale do përballet me Prishtinën në “Fadil Vokrri” me 29 korrik./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara