Ballkani ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë nga sulmuesi Serebe, shkruan Arbresh.info.
Me të filluar pjesa e dytë saktësisht në minutën e 48-të, ai shënoi edhe golin e dytë personal dhe për Ballkanin, për ta dyfishuar epërsinë.
Ndërsa në minutën e katërt të shtesës, Serebe kompletoi hattrickun dhe vulosi fitoren e suharekasve me rezultat 3-0.
Pas këtij triumfi Ballkani është i dyti me tetë pikë, kurse për Drenicën kjo është disfata e parë në elitë dhe ndodhet në pozitën e shtatë me katër pikë.
Kujtojmë se drenicakët kanë një ndeshje më pak, pasi nuk kanë luajtur me Dritën, për shkak të angazhimeve në Evropë të skuadrës nga Gjilani.
Sfidën e radhës Ballkani e luan me Llapin, kurse Drenica takohet me Dukagjinin./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...