“Air Albania” bëhet shtëpia e re e Ballkanit. Skuadra nga Suhareka do të luajë në impiantin modern të Tiranës ndeshjen e raundit të katërt në grupet e Confernce Leagues” kundër Viktoria Pelzen.
Në fakt, në bëhet fjalë për një dëshirë të kampionëve në fuqi të Kosovës, por për një vendim të UEFA-s.
Përfaqësuesit e qeverisë së futbollit europian që kanë inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri” kanë konstatuar se terremi i këtij impianti është dëmtuar deri në atë masë sa nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje të këtij niveli.
Zgjidhja në këtë rast ka ardhur nga Shqipëria. Është vendosur që kjo ndeshje, e programuar për t’u zhvilluar më 30 nëntor, do të luhet në “Air Albania”.
Ndoshta stadium modern i Shqipërisë do t’i sjellë fat Ballkanit të Ilir Dajës, pasi përveç terrenit të mirë, mund të ofrojë një amtosferë të zjarrtë edhe nga tifozët, jo vetëm nga Suhareka, por edhe nga Shqipëria.
Kujtojmë që Ballkani renditet në vendin e tretë me 4 pikë, aq sa ka grumbulluar Astana e një më shumë se Dinamo e Zagrebit. Grupin Plzeni, tashmë i kualifikuar, më 12 pikë./ss
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...
Ronaldo: Po afrohet fundi i karrierës sime, dua të shijoj çd...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan, vonesa dhe vështir...
Irani i dërgon ShBA-së propozimin e fundit në negociatat për...
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...
Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NA...