Gareth Bale shënoi një supergol ndaj Paris Saint-Germain, por iu mohua pas rishikimit të VAR-it për shkak të një prekje të topit me dorë.
Sulmuesi i Uellsit e befasoi portierin e PSG-së, Keylor Navas, nga një goditje e largët dhe e saktë nga rreth 20 metra.
Ishte një gol mahnitës që erdhi në minutën e 35-të të përplasjes së Real Madridit me kampionët francezë në Parc des Princes në një kohë kur skuadra e tij ishte në disavantazh 2-0.
Por, festimet e Bale u shkurtuan kur VAR-i vendosi të rishikonte situatën e golit.
Kamerat televizive treguan se topi preki dorën e yllit uellsian, por ishte e ashpër t’u cilësuar e qëllimshme.
Gjyqtari Anthony Taylor shkoi dhe kontrolloi ekranin e VAR-it përpara se të sinjalizonte për një goditje të lirë të PSG për të mohuar Balet një gol mahnitës.
Ndeshja në fund përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve, ku dy gola u shënuan nga Angel Di Maria dhe një tjetër nga Thomas Meunier.
https://youtu.be/igwMDeUgtvo
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...