Sot (e shtunë) do të zhvillohet një ndeshje e shumë pritur, ku ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles do të përballet me një nga ekipet më të mira serbe, iNation.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të turneut kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023, ku fituesi i vendit të parë kualifikohet për në turneun BLAST Premier Spring Showdown.
Bad News Eagles ndaj iNation do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 17:30.
Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar pa dyshim të cilët edhe mbajnë renditje më të mirë në ranglistën botërore të CS:GO.
Në këtë turne janë duke garuar gjithsej tetë skuadra, dhe vetëm njëra do të mund të kualifikohet për në turneun BLAST Premier Spring Showdown.
Ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe iNation mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhocii në platformën Twitch.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë