Aventurë e re për Seferin, anësori i Kombëtares zyrtarizohet në Turqi

19:29 | 30 Gusht 2024
K.B

Një tjetër “legjionar” i është shtuar shokëve të tij të skuadrës në Turqi.

Bëhet fjalë për anëosrin e sulmit të Kombëtares, Taulent Seferin, i cili ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij në Ukrainës, te Vorskla Poltava për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, në elitën e futbollit turk e më konkretisht te skuadra e Bodrum.

Ish-“ylli” i “Bardhebluve” të Tiranës i ka kushtuar plot 1.5 milionë euro skuadrës së Superligës turke, ndërsa në aspektin personal ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale