Autoritetet nigeriane kanë konfirmuar se kampioni i boksit Anthony Joshua ndodhet në gjendje stabile, pasi u gjet për mrekulli i gjallë në rrënojat e një veture të shkatërruar nga një aksident i rëndë trafiku në Nigeri, ku dy persona humbën jetën.
Joshua, 36 vjeç, ishte duke udhëtuar për të vizituar familjen e tij, kur SUV-i Lexus, në të cilin ndodhej në sediljen e pasme, u përplas me një kamion të parkuar, pak pas orës 11:00 të paradites në autostradën Lagos–Ibadan, në zonën Makun, në jugperëndim të Nigerisë.
Pamje të publikuara nga autoritetet tregojnë se automjeti ishte plotësisht i shkatërruar, me dyert e shqyera dhe çatinë e dëmtuar rëndë. Pranë vendit të aksidentit u pa edhe një veturë Mitsubishi, që dyshohet të ketë qenë pjesë e eskortës së Joshuas, e cila nuk kishte pësuar dëmtime.
Në aksident u përfshinë pesë persona, ndërsa qeveria e shtetit Ogun njoftoi se Joshua dhe një pasagjer tjetër janë transportuar menjëherë në një qendër mjekësore të specializuar në Lagos.
“Pas ekzaminimeve të plota klinike, mjekët kanë konfirmuar se gjendja e të dy pacientëve është stabile dhe se nuk kanë nevojë për ndërhyrje emergjente për momentin. Një ekip i plotë mjekësor do të vazhdojë monitorimin e tyre nga afër”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë Anthony Joshuan duke dhënë shenjën e gishtit të madh lart, ndërsa zyrtarët rrethojnë rrënojat e veturës, duke konfirmuar se kampioni ka shpëtuar për mrekulli nga kjo ngjarje tragjike.

Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...