Atletico Madridi ka shfaqur interesimin për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud.
Eksperti italian për transferime, Gianluca di Marzio, raporton se Atletico është duke kërkuar fituesin e Kampionatit Botëror në formë huazimi për një sezon, duke përfshirë edhe opsionin për blerje, transmeton portali arbresh.info.
Por, Chelsea do të mendoj për të bërë marrëveshje nëse pas huazimi ekziston obligimi për blerje, jo vetëm opsioni.
31-vjeçari finalizoi transferimin në Stamford Bridge këtë vit duke nënshkruar një marrëveshje 18 mujore për një tarifë të pazbuluar, por që besohet se është rreth 18 milionë funta.
Giroud ka shënuar pesë herë brenda 18 paraqitje për “Blutë sezonin e kaluar.
Sulmuesi është një fitues i Kampionatit Botëror këtë verë pasi Franca fitoi turneun e zhvilluar në Rusi./arbresh.info/
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...
Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 t...
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...